
FOTOLAJM/ Legalizime në këmbim të votës, "Sulltanesha" e Roskove...
19 Mars, 19:40Fokus
Detaje të reja mësohen nga grabitja e një taksisti ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Dy autorët, ende të paidentifikuar, kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash nga taksia, duke thyer xhamin e makinës.
Mësohet se taksisti ishte duke kryer rolin e transportuesit, dhe vetëm pak çaste më parë kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një pikë e këmbimit valutor për ta dërguar në bankë.
Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin e pasëm, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.
Policia thotë se po punon për identifikimin e dy personave.