Grabitet nga dy persona taksisti në ish-Bllok

4 Tetor 2024, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një taksist ka rënë pre e grabitjes pak çaste më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia thotë se kanë qenë dy persona, ende të paidentifikuar që i kanë marrë atij një shumë parash.

“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.

Video