Zbardhet ngjarja / U dyshua se ishte rrëzuar, 53-vjeçarin e përplasi për vdekje i riu me makinë

6 November 2023, 16:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet ngjarja / U dyshua se ishte rrëzuar, 53-vjeçarin e
Makina që shkaktoi aksidentin

Fillimisht u dyshua se një 53-vjeçar kishte ndërruar jetë ditën e djeshme pasi ishte rrëzuar në aksin Laç-Milot, por hetimet e policisë kanë zbardhur dinamikën e vërtetë të ngjarjes.

53-vjeçari u përplas nga një 28-vjeçar që po drejtonte makinën tip “Benz”, në këtë aks. Ky i fundit është vënë në prangat e policisë, pasi ishte larguar nga vendngjarja.

“Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku u gjet i pajetë, në rrugë, një 53-vjeçar, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka përplasur 53-vjeçarin, me automjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 18:00, të datës 05.11.2023, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku fillimisht u dyshua se aksidentalisht humbi jetën, si pasojë e rrëzimit në rrugë, duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi L. K., 53 vjeç, banues në Kurbin, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Kurbin.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i shtetasit E. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Video