Rakip Suli del nga SPAK: Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari!

6 November 2023, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rakip Suli del nga SPAK: Fati që erdhi sot kjo ditë, që
Rakip Suli

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, është ndalur në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK.

Ai theksoi se shyqyr që erdhi dita kur të gjithë të thirren para drejtësisë, ndërsa shtoi se do të shkonte në SPAK sa herë të thërritej.

“Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet sepse po jep shpresë të shqiptarët.


Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha ai.


Video