E rëndë në Durrës, babai tenton të përdhunojë vajzën e tij 14-vjeç, dhunon edhe gruan

6 November 2023, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Durrës, babai tenton të përdhunojë
Foto ilustruese

Një vajzë në Durrës është bërë objekt sulmi seksual nga vetë babai i saj i cili nuk kurseu as dhunë psikologjike ndaj të shoqes.

Policia vendore tha se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15.

Sipas policisë, burri 44 vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.


Video