AFERA e ish-kompleksit “Partizani”/ Biznesmeni harron për çfarë ka ardhur në SPAK, tallen gazetarët: A flisni shqip?

6 November 2023, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AFERA e ish-kompleksit “Partizani”/ Biznesmeni harron për
Fatmir Bektashi

Ndërtuesi, Fatmir Bektashi, u paraqit në SPAK, për herë të parë që pasi ndaj tij u caktua masa detyrim paraqitje. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Bektashi nuk pranoi të flasë për mediat.

Ndonëse iu bënë pyetje të shumta nga gazetarët, Bektashi preferoi që të qëndrojë para tyre për një kohë të shkurtër duke heshtur, ndonëse gazetarët i drejtuan shumë pyetje.

Gazetarët i bën pyetje të njëpasnjëshme për t’i marrë një përgjigje, por biznesmeni është dukur të qëndrojë disa minuta para tyre krejt i heshtur.

“Parli italiano, no?”, “You speak english?”, “Çfarë mesazhi është qëndrimi juaj pa përgjigje përpara mediave?”, “A keni një mendim për akuzën e ngritur në SPAK?”, “A po e bën si duhet detyrën SPAK?”, “A flisni shqip?”, këto ishin disa nga pyetjet që Bektashi nuk dha asnjë përgjigje.

Kujtojmë se biznesmeni Fatmir Bektashi është akuzuar për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit “Partizani”, bashkë me të akuzohet dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili gjendet në paraburgim.

 


Video