"Më jep lekët që vëllai yt më ka borxh", i riu rreh 17-vjeçaren në një lokal në Durrës!

6 November 2023, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Më jep lekët që vëllai yt më ka borxh", i

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka dhunuar një 17-vjeçare në një lokal në lagjen Nr. 13, ku ajo punonte.

Mësohet se i riu pretendonte se vëllai i vajzës i ka disa para borxh dhe duhet t’ia japë.

“Specialistët arrestuan shtetasin A. P., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi në një lokal në lagjen nr.13, ka dhunuar një 17-vjeçare që punonte aty, për t’i dhënë paratë që pretendon se ia ka borxh, vëllai i kësaj shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.


Video