Xhiro me biçikletë me kallash me vete, në pranga 18-vjeçari

19 March 2022, 09:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Xhiro me biçikletë me kallash me vete, në pranga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas lëvizte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Çiklisti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

B. M., 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas është konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, duke lëvizur me biçikletë dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një krëhër me municion luftarak.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për zbardhjen e qëllimit dhe motiveve pse ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video