Serë plot me fidanë kanabisi, arrestohen babë e bir në Vaun e Dejës

18 March 2022, 19:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serë plot me fidanë kanabisi, arrestohen babë e bir në Vaun

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Melgusha”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të Vaut të Dejës. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjësuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë. Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Luan Shegaj, 51 vjeç dhe Eqerem Shegaj, 26 vjeç, (babë e bir), banues në Melgushë, Vau i Dejës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.


Video