Vrau dy motrat në Tiranë/ Gjykata dënon me burg përjetë, Përparim Ademin

20 September 2022, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau dy motrat në Tiranë/ Gjykata dënon me burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave, Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin.

Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës në përfundim të procesit pas ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë kryeqytetin. Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi.

Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi.


Video