"Po rrihej nga 20 veta që i vunë flakën më pas", shqiptari shpëton djalin në Zvicër

20 Shtator 2022, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Ajeti

Një shqiptar në Zvicër ka shpëtuar një djalë pasi 20 veta e rrahën dhe i vunë flakën. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, ndërsa pas skenës që pa, Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut ndërhyri duke shpëtuar djalin nga flakët.

Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri agresorët dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.

"Po rrihej nga 20 veta që i vunë flakën më pas",

Shqiptari kishte shkuar për një vizitë tek të afërmit e tij, ndërkohë që nuk ia priste mendja të shihte një skenë të tillë dhune.

Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar. Ndërkohë viktima u dërgua në spital me djegie dhe mavijosje, shkruan media kosovare.



Video