Kishte mbjellë bimë narkotike në pronën e tij, arrestohet 28-vjeçari në Fier

20 Shtator 2022, 08:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Policia në Fier ka vënë në pranga një të ri i cili kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij.

Bëhet e ditur se i arrestuari është Xhuljan Thomo, 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bimët narkotike që u gjendën në pronën e Thomos, sipas policisë, u asgjësuan me anë të djegies.


Video