Intervista e Cllevios, reagimi: Me paratë tona RTSH gjëmon "buzat" apo "bespremët", bisedë që s'e gjen as tek cepi i lagjes

19 Shtator 2022, 20:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cllevio dhe Fjodora Fjora

Reperi dhe personazhi i njohur në rrjetet sociale, Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka dhënë një intervistë për emisionin "Ditë pas Dite" të moderatores Fjodora Fjora në Radio Televizionin Shqiptar.

Intervista është xhiruar para disa ditësh në shtëpinë e Kleviol Ahmetit në Lushnjë për shkak se ai ndodhet nën masën e sigurisë "arrest me burg" dhe është transmetuar pasditen e sotme.

Por, lidhur me këtë intervistë, ka patur shumë reagime negative në rrjetet sociale, për shkak se një personazh si Cllevio i jepet kohë televizive dhe del flet në televizionin publik të paguar me taksat e shqiptarëve.

Një prej reagimeve ka ardhur nga Endrit Shabani i Nismës Thurje. Në një postim në rrjetet sociale, aishkruan se shqiptarët po blejnë me para një nivel bisede që nuk e gjen as tek cepi i lagjes.

Sipas tij, RTSH-së personazhe të tillë nuk i lejohen t'i nxjerrë për shkak se ajo nuk është biznes dhe i duhen klikime. Ai shton më tej se dhjetra miliona euro që ne i japim çdo muaj, duhet të mjaftonin që, ndryshe nga mediat private, RTSH-ja të kujdesej për edukimin e të rinjve, dhe jo te gjëmonte "buzat" apo "bespremet"

Shabani shkruan se mesa duket qenka e vështirë të kemi gazetarë që nuk e zënë ethet e "megalluksit" apo media që nuk vuajnë nga virusi i "44 sakrificave".

Reagimi i plotë:

Cdo muaj miliona shqiptare, perfshi pensionistet dhe ata qe jetojne me ndihme ekonomike, paguajne nga 1 mije leke per familje si takse per Radio Televizionin Shqiptar.

Dhe blejme me keto para nje nivel bisede qe nuk e gjen as tek cepi i lagjes.

Ne kapitalizmin neoliberal, ku fitimi orienton gjithe aktivitetin shoqeror, konkurenca behet vetem per vemendjen e njerezve.
Dhe ne kohen e rrjeteve sociale vemendjen e terheq ai qe skandalizon me shume. Per pasoje sa me i cmendur te jesh apo te sillesh, aq me shume vemendje terheq.

Kete vemendje pastaj, individet e shesin tek kompanite qe duan te bejne reklama. Me pak fjale, individet popullor qe nuk shesin asgje, ne fakt shesin vemendjen e audiences se tyre.

Media private duke qene e orientuar ndaj fitimit ia shet hapesiren e vet bizneseve per reklama. Prandaj eshte e interesuar te promovoje gjithefaresoj personazhi qe sherben si 'karem' per te sjelle publikun tek platforma e vet.

Po RTSH-ja qe nuk eshte biznes, cfare dreqin kerkon?

Dhjetra milion Euro qe ne i japim cdo muaj duhet te mjaftonin per t'i hequr nevojen per klilkime dhe reklama. Keto para duhet te mjaftonin qe, ndryshe nga mediat private, RTSH-ja te kujdesej per edukimin e te rinjve, dhe jo te gjemonte 'buzat' apo 'bespremet'

Por, mesa duket nuk qenka e thene.

Edhe pse te cliruar nga presioni per reklama, shume gazetare e kane humbur busullen, dhe i kane kthyer klikimet ne indikatore te vleres se tyre. Dhe e masin suksesin profesional me numer shikimesh, duke harruar pushtetin qe kane dhe pergjegjesine qe duhet te marrin ne kete shoqeri.

Mesa duket qenka e veshtire te kemi gazetare qe nuk e zene ethet e 'megalluksit' apo media qe nuk vuajne nga virusi i '44 sakrificave'?!


Video