Mes email-eve të publikuar nga grupi i hakerave "Homeland Justice”, drejtuar ish-Drejtorit të Policisë Gledis Nano, janë zbuluar dhe shtetet që ka mbështetur Shqipëria për postet kyçe në zgjedhjet e Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL.
Gledis Nanos i është dërguar një email nga Ministria e Jashtme, ku i thuhet një për një secilin shtet që do mbështetet për çdo pozicion. Bëhet fjalë për zgjedhjet e mbajtura më 23-25 nëntor 2021 në Stamboll.
Email-i i plotë:
Pershendetje Drejtor.
Ky njoftim do te na vije edhe me shkrese zyrtare nga Ministria e Jashtme ne pergjigje te shkreses tone.
Faleminderit
Përshëndetje Andi,
Të informoj se vendi ynë do të mbështesë vendet më poshtë në zgjedhjet e Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL që do të mbahen në 23-25 nëntor 2021 në Stamboll.
· Emiratet e Bashkuara Arabe, në pozicionin e Presidentit;
· Brazilin, në pozicionin e Nënkryetarit për Amerikën;
· Republikën e Koresë, në pozicionin e Nënkryetarit për Azinë;
· Nigerinë, në pozicionin e Nënkryetarit për Afrikën;
· Të gjitha vendet e grupeve rajonale, gjendja përkatëse e të cilëve është e pakontestuar / clean slate, sikurse është rasti me pozicionin e delegatëve për Afrikën (2 vende - 2 kandidatura);
· SHBA dhe Argjentinën në pozicionin e Delegatëve për Amerikën;
· Kinën dhe Indinë në pozicionin e Delegatëve për Azinë;
· Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë në pozicionin e Delegatëve për Evropën;
Sa i takon mbështetjes së kandidaturave në zgjedhjet e CCF (Commission for the Control of Interpol Files) do ju dërgojmë email në një moment më të vonë.
Ditë të mbarë.
Orjana Mullisi