Në vitin 2017 mediat u mbushën me lajme se Lulzim Bashës, asokohe i rrezikohej jeta nga një atentat i mundshëm. Sot hakerat nxorën mesazhet që shkëmbente Gledis Nano me vartësit, kur ishte në krye të anti-terrorit.
Një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova u vunë nën hetim në vitin 2017, pasi u akuzuan se do të përgatisnin një sulm për të ekzekutuar në atë kohë liderin e opozitës Lulzim Basha.
Së fundmi, është zbuluar emri dhe fotoja e një prej të dyshuarve. Bëhet fjalë për terroristin nga Kosova Arben Ymeri, i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”.
Atentatati ndaj Bashës dyshohet se do të ndodhte në 2017, por një vit më parë, në 2016 Ymeri u arrestua nga policia e Kosovës në përfshirjen e grupit të xhihadit dhe planifikimit të një sulmi në manastirin e Deçanit.
"A.Y i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës." thuhet në email-in drejtuar Drejtorit të asajkohe të Policisë së Shtetit.
Kosova Press në vitin 2016 ka kryer një intervistë me babanë e Ymerit, i cili i ka bërë thirrje Bashkisë Islamike të ndalonte të rinjtë ti bashkoheshin grupeve terroriste.
I ati Sylë Ymeri pranoi se shtëpia e djalit të tij, Arbenit, ishte bastisur nga policia dhe i ishte gjetur një armë.
