"Nuk siguroi kushtet teknike", Arrestohet përgjegjësi i ekspeditës së zhytjes për mbytjen e turistes angleze në Sarandë

20 Shtator 2022, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përgjegjësi i ekspeditës së zhytjes, ku humbi jetën turistja angleze është vënë në pranga. Mësohet se është arrestuar Saimir Kushova.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i plote.


Video