Agjenti i forcave operacionale që akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është lënë në burg.
Të pranishëm në seancën e sotme ishin familjarë të Lamit.
Jeton Lami pak ditë më parë është transferuar nga burgu i Shën-Kollit në burgun 313 në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie.
Sipas hetimeve Lami shoqëroi Ervis Martinajn 2 ditë para zhdukjes së tij duke e transportuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.
28-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para efektivëve të policisë.
Jeton Lami me banim në Kamëz më herët kishte punuar edhe në komisariatin nr 2 në Tiranë para se të transferohej në sektorin e FAST, njësisë speciale për kapjen e personave në kërkim.
Lami cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt.