19-vjeçari Erjon Xhenje mbeti i vrarë në atentatin e organizuar në Shkodër, teksa ishte duke pirë kafe. Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje dyshohet se ka lidhje me hakmarrjet mes grupeve kriminale rivale në kryeqendrën e veriut.
Policia ende nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen e Erjon Xhenjes mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Pistat janë disa në duart e hetuesve, por të arrestuar jo, vetëm një motor i djegur që lanë killerat. Dyshohet se skema është përgatitur nga tre persona.
Vrasësi, drejtuesi i motorit që e largoi nga vendi i ngjarjes dhe një spiun që kontrollonte lëvizjet e shënjestrës duke njoftuar killerat. Asnjëri prej tyre nuk është pas hekurave.
Një nga pistat kryesore që lidhet me vrasjen e pak ditëve më parë. Viktima dyshohet se ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminale, ndërsa mendohet se mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores.
Në rrjetet sociale familjarë, të afërm, por edhe qytetarë të thjeshtë kërkojnë reagimin e shtetit për të arrestuar autorët.