Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit, vetëdorëzohet pas 2 vitesh Daniel Pepaj

9 Dhjetor 2022, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autori dhe viktima

Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës pas dy vitesh në arrati, Daniel Pepaj.

Ai akuzohet si autor për vrasjen me kallashnikov të dy kushërinjve Vilson Çetaj dhe Klement Pepaj pas konfliktit për parcelat me kanabis, ngjarje kjo e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 në fshatin Vrith në Malësinë e Madhe.

Aktualisht ndaj tij po kryhen veprimet proceduriale nga ana e policisë.

Si ndodhi ngjarja:

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, Daniel Pepaj pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën.

Prej atij momenti ata u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni ishte goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, ishte qëlluar me një predhë në shpinë.

Video