"Kërkuam shtrimin e Gert Sehut në spital psikiatrik", flet avokati: Nuk ka bërë ankimim për personat që e rrahën

9 Dhjetor 2022, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gerti Shehu

Nikolin Selimi, avokat i 31-vjeçarit Gert Shehu, agresori i sulmit nga ish-kryeministrit Berisha, ka dhënë detaje nga seanca e sotme gjyqësore, ku klientit të tij iu caktua masa e sigurisë "arrest me burg".

Në një intervistë për emisionin "Zona Zero" në Top News, Selimi bëri me dije se në seancën e sotme kanë kërkuar për Gert Shehun shtrim në një spital psikiatrik ose "arrest shtëpie", duke e konsideruar të tepërt arrestin me burg.

"Lënia e klientit në burg është vlerësuar si një masë e tepërt nga ne. Kemi kërkuar arrest shtëpiak ose shtrim spitalor. Sot është folur më shumë për indicie teknike. Kemi kërkuar arrest shtëpiak ose shtrim spitalor. Ne thamë që ka indicie për probleme të shëndetit mendor dhe kërkuam shtrimin e përkohshëm në spitali psikiatrik. Akoma nuk e kemi akt ekspertimin dhe kjo është arsyeja pse gjykata vendosi ashtu. Ne nuk e kemi ende vendimin e arsyetuar." tha ai.

Më tej, avokati Selimi deklaroi se nuk ka një ankimim nga ana e Gert Shehut në lidhje me personat që e dhunuan pas incidentit.

"Nuk ka një ankim të tillë nga ana e Shehut dhe në dijeninë time është tërhequr nga këto ankime. Gjithsesi, kjo është një zgjedhje e klientit." tha ai.

Në lidhje me deklarata e dala në media se ai ka folur dhe për kushëririn që i ka punuar në Gërdec, avokati e mohoi dhe tha se klienti i tij ka vendosur të flasë në një moment të dytë.

"Tek deklarimet që kemi firmosur si person, nuk kemi dhënë asnjë deklarim dhe kemi zgjedhur që deklarimet t’i japim në një moment të dytë." deklaroi avokati Nikolin Selimi.

Video