Ishte duke bërë video-live në makinë, kjo është 50-vjeçarja që humbi jetën në Sarandë (Foto)

9 Dhjetor 2022, 12:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Etleva Bejko, është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në Qafën e Muzinës. Bejko kur  ishte duke drejtuar makinën e saj tip 'Huyndai' doli nga rruga dhe ra në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.

Mësohet se para aksidentit tragjik , 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në rrjetet sociale.


Njoftimi

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video