Vrau 3 gra, zbardhet dëshmia e Dan Hutrës: Nuk jam penduar, i bëra se desha

1 March 2023, 23:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau 3 gra, zbardhet dëshmia e Dan Hutrës: Nuk jam penduar, i
Dan Hutra

Dan Hutra nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e rëndë të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.

“Nuk jam penduar. I bëra se desha”, ka thënë në dëshminë paraprake Dan Hutra.

40-vjeçari u arrestua pasditen e së mërkurës në landfillin e Sharrës pas rreth 6 orësh në arrati.

Ai vrau Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij), Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) dhe Etleva Kurtin 31 vjeç.

Ndërsa ka plagosur Marjana Gurakuqin, Elena Hysën 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj


Video