Rrëfimi i një shtetase shqiptaro-gjermane në SPAK fundos Daniel ...
20 Prill, 12:30Fokus
Aktori i njohur Astrit Çerma ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku, pasi kjo e fundit u shfaq në spotin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars.
Në spotin që bën thirrje për protestë, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri” e dërmuar nga korrupsioni dhe skandalet e shumta që kanë varfëruar dhe po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin.
Por Astrit Çerma e akuzon Bulkun se ka shitur shpirtin tek Partia Demokratike.
“Kur kërkon të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd. Që qurravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar aktori i Astrit Çerma.