Përse ishte i lirë vrasësi serial i grave, Dan Hutra? ILD nis verifikimet për magjistratët

1 Mars 2023, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për të parë nëse ka patur shkelje nga magjistratët në lidhje me gjykimin ndaj Dan Hutrës, i cili sot vrau tri gra dhe ishte i lirë.

Dan Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e gruas në vitin 2007.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Dan Hutra vrau sot 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera në 3 raste të ndryshme në Tiranë.

 

 


Video