Artan Hoxha i kthen përgjigje Berishës dhe nxjerr audion e 21 janarit, dëgjoni si jepen urdhrat për vrasjen e qytetarëve

1 March 2023, 22:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha i kthen përgjigje Berishës dhe nxjerr audion e 21 janarit,
Gazetari Artan Hoxha ne Top Story

Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike për herë të parë audion e radiove të gardistëve që kryen vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 2011, ndërsa theksoi se vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, por me dashje.

Lidhur me akuzat e kryedemokratit Berisha, gazetari Hoxha tha se ai nuk merret me politikë.

“Nga momenti kur e publikuam për herë të parë në Top News, një ditë para 21 janarit, se ishte një burim që të çonte tek prova. Nxorëm transkriptet dhe si gjithmonë u tha se nuk ka audio për këtë. U regjistrua kanali i radios së komandantit të gardës me një mjet të tillë (tregon diktofonin).

Këtë provë vendosa ta çoj te familja e Aleks Nikës, se me ata njerëz kam krijuar një lidhje më tepër se personale dhe e kam ndjekur si histori. Një vrasje që ka ndodhur para gjithë kamerave, dhe nuk gjej arsye se si mund të fshihet si vrasje, sot është pa autor. Në rastin konkret u supozua a ekziston si provë kjo apo jo.

Çështja duhet të shkojë në SPAK, se Gjykata e Tiranës nuk e ka zgjidhur dot për 12 vjet. Më pas familjet e 4 të vrarëve shkuan në SPAK, e kryetari i SPAK u tha se me këtë duhet të merret prokuroria e Tiranës. Më pas hyri loja politike a ekziston audiopërgjimi apo jo,” tha Hoxha në emisionin Top Story.

Audio e zbardhur:

Ndrea Prendi, komandanti i Gardës: Dashamir gati për zjarr luftarak eee!!

Dashamir Shehi, komandant i njësisë nr.2 të Gardës: Po, ju kuptova, gati janë të gjithë luanët.

Prendi: Nëse do hynë brenda, do të hapet zjarr luftarak, për t’i asgjësuar.

Shehi: Kuptova.

Prendi: Dashamir më dëgjon. Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër, zjarr manovër në ajër. Bëju thirrje nga altoparlanti. U kalu kufiri, do hapet zjarr luftarak.

Dashamir Shehi flet me altoparlant: Largohuni nga hyrja, largohuni nga kordonët e sigurisë, do zbatojmë ligjin…

Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër, pastaj kur të them unë në trup. Artan më dëgjon? Po kaluan gardhin e telave do hapet zjarr luftarak.

Artan Hoxha: Kuptova.

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri. Alfred mos qëlloni, kujdes municionin. Alfred më dëgjoj.

Alfred Ahmetcenaj: Po ju dëgjoj.

Ndrea Prendi: Dy dyshe të godasin këta që janë te porta, t’i godasin fort. Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome.

 

“Ne e nxorëm me datë 20 jo se e kishim llogaritur 21 janarin, nga ai moment ne nxorëm transkriptet dhe i vumë në dyshim nëse ekziston apo jo, është regjistruar nga radio kanali i komunikimit me një mjet Të tillë, dikush ka pasur akses te një nga audiot dhe e ka regjistruar të gjithë bisedën.

Nuk është gjetur server i komunikimeve me radio ndërsa filmimet janë fshirë, regjistri i komunikimeve nuk ka komunikime, u vu në dyshim kjo gjë dhe u detyrova të publikoj disa pamje ku ishte babai i Aleks Nikës. Këtë provë vendosa ta çoja te shtëpia e Aleks Nikës në formë detyrimi dhe kam ndjekur këtë histori dhe ata kanë të gjithë të drejtën e otit sepse nuk kanë autorësi dhe nuk gjendet justifikim si është kryer vrasja.

Ne erdhëm te pika ku u vu në dyshim a ekziston kjo apo jo dhe u bënë dy kallëzime në SPAK. Çështja duhet të shkojë nga prokuroria në SPAK meqë nuk është zgjidhur për 13 vite, të dyja kallëzimet u çuan në prokurori dhe mua më thirrën, vura në dispozicion provat, shkuam te shtëpia e Aleks Nikës ku kërkuan gjithashtu audion, familjarët e katër të vrarëve bënë kallëzim në SPAK dhe Dumani i tha këtë çështje duhet ta hetojë prokuroria. Pak para emisionit te kolegia Milori, Berisha më sulmoi mua dhe e vuri në dyshim ekzistencën e kësaj prove, nuk merrem me politikë se s’më intereson fare mua më intereson vërtetësia, vetëm familja e Aleks Nikës do e marrë vendimin nëse do e çojë apo jo audion, për të treguar se është e vërtetë solla një pjesë e do ta shfaqim tani. Vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, por me dashje", tha Artan Hoxha.

 


Video