Vrasja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, u qëllua në lokal nga një distancë e afërt

30 August 2024, 13:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, u qëllua

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket vrasjes së regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditën e së premtes.

Viktima mësohet se është Elis Roshkodoli.

36-vjeçari është vrarë me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’.

Vrasja ka ndodhur brenda në një lokal dhe siç raportohet është bërë nga një distancë e afërt.

 


Video