E rëndë në Maliq/ Babai denoncon 71-vjeçarin: Tentoi të zhveshë vajzën time në një kënd lojërash

30 August 2024, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Maliq/ Babai denoncon 71-vjeçarin: Tentoi
Maliq

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në një fshat të Maliqit. Nga burime bëhet e ditur se një 71-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia shpjegon se ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici ndërkohë sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës së fshatit.

Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur (që dyshohet të ketë tentuar ta zhveshë) i ka parë një banore tjetër e zonës e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja.

Mësohet se i moshuari me inicialet P.L., jeton vetëm në po të njëjtin fshat pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit. Policia ndërkohë po heton rastin ndërkohë që 71-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.


Video