Policia e Vlorës ka dhënë informacion mbi aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali".
Sipas policisë, një person me motor ka përplasur një 20-vjeçare si dhe një 10-vjeçare. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i motorit.
Për fat të mirë, të tre kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.