Ekstradohet në Gjermani 35-vjeçari, akuzohet për plagosje e vjedhje

29 August 2024, 11:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradohet në Gjermani 35-vjeçari, akuzohet për plagosje e
Ekstradohet në Gjermani shqiptari i shpallur në kërkim për plagosje dhe vjedhje

Policia e Shtetit ka ekstraduar drejt Gjermanisë një shtetas të akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

I ekstraduari është Zeki Oz.

Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje.

Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.


Video