Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tjetër aksident është regjistruar këtë mbrëmje në zonën e Lungomares, Vlorë.
Një motor është përplasur nga një makinë në lëvizje. Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë.
Më herët një aksident ndodhi në Vlorë-Skelë, ku një motor i drejtuar nga një 27-vjeçar përplasi një 20-vjeçare si dhe një 10-vjeçare teksa po kalonin rrugën.
Së bashku me drejtuesin e motorit, edhe dy vajzat u dërguan në spital me plagë të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën.