Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim dosjen “Bajri”!

19 March 2026, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim dosjen “Bajri”!

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes së njohur si “Bajri”, që lidhet me vrasjen e Fatbardh Lici.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur Safet Bajri, Asmer Bilali, Behar Bajri dhe Eria Ago, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme hap rrugën për shqyrtimin në themel të dosjes, ku pritet të paraqiten provat dhe dëshmitë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video