Vjedhja e 500 mijë eurove/ Karamuço: Një punë spektakolare e policisë, si ra në kurth pastruesja dhe djali

9 January 2023, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vjedhja e 500 mijë eurove/ Karamuço: Një punë spektakolare

'Një punë spektakolare e policisë' e ka cilësuar eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbulimin e grabitjes së 500 mijë eurove nga pastruesja dhe djali i saj. 

Sipas Karamuços i cili ishte i ftuar në emisionin 'Breaking' në Top News, policia ka parë kamerat rreth zonës, hetimi do vazhdojë dilemma është shifra e gjetur. Sipas tij zyrtarja në ish-kabinetin e Arben Ahmetajt duhet të hetohet nëse përputhen gjurmët e gishtërinjve me paratë e vjedhura

'Një punë spektakolare e policisë  dhe e komisariatit nr 2, djali shpenzonte shumë para në udhëtime. Policia ka parë kamerat rreth zones, hetimi do vazhdojë dilemma është shifra e gjetur.

Në përgjimin ambiental në komisariat nënë e bir nuk kanë thënë togfjalëshin e parë por të dytë dhe kjo ka shtuar dyshimet që brenda shtëpisë cfarë ka në pjesët e sipërme për të gjetur shumat e parave që këta diskutonin që nuk janë prekur.

Kjo ka cuar me një vendim gjykate për ushtrimin e një tjetër kontrolli edhe më të plotë se herën e parë janë marrë me kasaforten dhe sendet e tjera me vlerë e shumat që ka pasur”, tha Karamuço.

Karamuço më tej ka deklaruar se Havier Dobi, ka qenë në përgjim e ndjekje me metoda speciale që pas denoncimit të bërë nga familja Klosi.

“Nga momenti i denoncimit janë vënë në ndjekje për të kuptuar ajko që mbante celësin kopje a ishte vërtet autore, janë marrë gjurmët e gishtave, janë parë kamerat e sigurisë përreth shtëpisë së asaj që ka denoncuar.

Kanë bërë një ndjekje për disa ditë të djalit ët saj se djali ka pasur një aktivitet të shtuar dhe për paratë që sdhpenzonte deri në Brezovicë të Kosovës në resortet e tyre të skive, e po ashtu në Korcë e disa resortet ë tjera në Shqipërinë e Mesme.

E po ashtu për shkak edhe të abuzimit me alkoolin gjatë festave të fundvitit ai ka pësuar dhe një aksident te Pallati me Shigjeta.

Madje kur i kanë vënë para të gjithë këto të dhëna ai është habitur që si ka mundësi të jetë mbajtur kaq shumqë në suervejim e të mos e ketë kuptuar”, u shpreh eksperti.

Kujtojmë se Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro.

Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.


Video