Vodhën shuma marramendëse në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, nënë e bir dalin sot para gjykatës

9 January 2023, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vodhën shuma marramendëse në shtëpinë e ish-shefes

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi dalin sot para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku Rozeta punonte si pastruese.

Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi ku morën 120 mijë euro. 

49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.

Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.

Përveç 120 mijë eurove, policia kreu një tjetër kontroll në banesën e 49-vjeçares një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.

Por përveç nënë e bir, në këtë ngjarje duket se e ka pësuar edhe ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt, për të cilën prokuroria ka nisur një hetim për burimin e parave që ajo mbante në shtëpi. 


Video