Vijon saga qesharake me mashtruesin italian, duan me çdo kusht të gënjejnë publikun

7 Prill 2023, 20:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Erion Veliaj, gazetari Bledian Koka dhe mashtruesi italian Gabriele Tarroni

Edhe pse intervista e parë e mashtruesit italian Gabriele Tarroni u demontua totalisht, emisioni “Piranjat” në bashkëpunim me televizionin Syri nuk ndalen duke i bërë jehonë biznesmenit mashtrues italian, duke synuar të gënjejnë me çdo kusht opinionin publik. Madje për ta arritur këtë, gazetari i “Syrit” ka udhëtuar deri në Dubai ku ndodhet mashtruesi italian, pasi në Itali është në kërkim.

Kuptohet që me afrimin e zgjedhjeve vendore, kampi opozitar do të përdor çdo gur për të njollosur kundërshtarin e tyre në Bashkinë e Tiranës, por që të përdorë një mashtrues që gënjen për inceneratorët për t’u hakmarrë ndaj ish-ortakut të tij, kjo është jashtë logjikës.

Ndërkohë, pas transmetimit të deklaratave të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paditur para disa ditësh penalisht për shpifje televizionin Syri, emisionin “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu.

Në emisionin në fjalë, i transmetuar nga Syri TV, mashtruesi italian Longhinotti për të sulmuar ish-ortakun e tij në biznes, Alberto Presezzi, përmendi edhe emrin e kryebashkiakut Veliaj, si dhe inceneratorët.


Video