Ç'po ndodh në Elbasan? RENEA rrethon tregun agro-ushqimor në pronësi të fisit Çela, disa të shoqëruar

7 Prill 2023, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një operacion i befasishëm është regjistruar pasditen e kësaj të premte nga forcat RENEA tek tregu agro-ushqimor në Elbasan, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, një emër i njohur në botën e krimit dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".

Burime bëjnë me dije se tregu është rrethuar nga RENEA dhe janë shoqëruar 5 persona, teksa operacioni është ende në vijim.

Nuk dihen ende se kush janë të shoqëruarit dhe arsyeja e shoqërimit, teksa priten më shumë detaje në vijim. Aksioni është bërë për llogari të SPAK.

Mësohet se për këtë aksion janë shprehur të shqetësuar tregtarët, të cilët thonë se kontrollet dhe ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe nuk ka një vendim gjykate.

Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente për kontroll.


Video