Qesharake/ Televizioni Syri e kishte denoncuar në 2021 italianin mashtrues, sot e paraqitën si “dëshmitar” për inceneratorët

31 March 2023, 22:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qesharake/ Televizioni Syri e kishte denoncuar në 2021 italianin mashtrues,
Kur televizioni Syri denonconte në 2021 italianin mashtrues, sot e paraqitën si “dëshmitar” për inceneratorët

Emisioni investigativ "Piranjat" botoi sonte në televizionin “Syri”  një intervistë të biznesmenit italian Gabriele Tarroni Longinotti, që shpiku disa histori për inceneratorët me synimin e vetëm: Të godiste ish-ortakun e tij Alberto Presezzit, me të cilin ka pasur përplasje ligjore, të cilat e çuan në burg Longinottin.

Pra, Gabriele Tarroni Longinotti ka qenë i arrestuar në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane për mashtrim.

Dhe për ironi, lajmi i arrestimit të tij është pasqyruar edhe vetë televizioni Syri në vitin 2021. Por sonte, ata e paraqitën si “dëshmitar” për inceneratorët.

Ky fakt tregon dhe njëherë se ku ka përfunduar gazetaria shqiptare. Për të goditur kundërshtarët ajo përdoret deri në atë pikë sa dhe ata që i kishte denoncuar si mashtrues, madje me vendim gjykate, iu publikon intervista, mjafton që ato t’iu konvenojnë atyre, por jo të së vërtetës.

Fatkeqësisht kohët e fundit gazetaria është kthyer në baltosje, ku shumica vihen në shërbim të interesit personal dhe jo në interes të publikut.

 


Video