Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 66 vjeçari Hekuran Llapushi nga Gramshi, i cili ditën e djeshme u hodh nga kati i katërt i spitalit rajonal të Gramshit dhe përfundoi në tarracën e katit të dytë
Ai nuk ka mundur dot t'u mbijetojë hemorragjisë dhe frakturave të marra, duke ndërruar jetë ditën e sotme.
I moshuari ishte shtruar prej 4 ditësh në spitalin e Gramshit. Deri më tani, dyshohet se rënia e Hekuran Llapushit mund të ketë qenë aksidentale pasi ky i fundit mund të jetë përpjekur të dalë në dritare për të marrë ajër pasi kishte probleme me mushkëritë dhe në atë moment mund të ketë rënë aksidentalisht.