Ish efektivi Jeton Lami, i arrestuar se akuzohet që ndihmoi dhe transportoi të shumëkërkuarin nga policia, Ervis Martinajn, nuk po rezulton ndihmesë për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Kryetari i SPAK, Altin Dumani i pyetur për zhdukjen dhe hetimet për Ervis Martinajn, Dumani tha se “dosjen e kemi dërguar në gjykatë”.
“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e "Don Boskos", nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.
Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj".
Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.