Shpërndarësit të drogës në Korçë i gjendet kallashi në dollap (EMRI+VIDEO)

31 March 2023, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërndarësit të drogës në Korçë i gjendet
Kallashi

Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Në pranga është vënë shtetasi Ropi Tajko.

Ky i fundit është kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Shtetasi A.M. është proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, blutë e Korçës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ropi Tajkos, është gjetur dhe një armë zjarri automatik, një krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video