Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, ku kërkohet drejtësi për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase në plazhin e Potamit të Himarës.
Protestuesit kanë çarë kordonin policore dhe kanë tentuar të futen brenda Ministrisë së Brendshme dhe kjo ka sjellë situatën e tensionuar.
Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe shoqëria civile. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.