VIDEO / Shpërthim i fuqishëm në Yellowstone, tremben amerikanët! Supervullkani mund të shkatërrojë gjysmën e kontinentit nëse...

24 July 2024, 13:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Shpërthim i fuqishëm në Yellowstone, tremben
Shpërthimi në Yellowstone

Shpërthimi në një pishinë termale në Parkun Kombëtar të Yellowstone në SHBA, ka shkaktur panik te vizitorët e shumtë.

Shpërthimi ndodhi papritur në bazenin "Biscuit", teksa një grup vizitorësh ndodheshin shumë pranë. Pamjet tronditëse janë kapur në kamera, kur uji termal ngrihet disa metra lart në ajër, duke hedhur edhe gurë të shumtë.

Vizitorët, mes tyre edhe fëmijë, shihen teksa largohen me shpejtësi, ndërsa për fat të mirë, askush nuk raportohet të ketë mbetur i lënduar.

Pas shpërthimit shihet platforma e drurit e shkatërruar. Gjeologët thanë se shpërthimi mund të ketë ardhur për shkak të një bllokimi në tubacionet natyrale të nëndheshme që lidhin pishinat termale me gejser-at dhe dukuri të tjera gjeotermale.

Yellowstone është një supervullkan i fjetur, që nëse do të shpërthente, do të shkaktonte një shkatërrim të paparë ndonjëherë në SHBA. Sipas përllogaritjeve rreth 90 mijë persona mund të humbnin jetën nga shtërthimi, ndërsa SHBA-ja do të mbulohej nga një re e zezë që do të shkaktonte një lloj dimri apokaliptik.

Megjithatë, gjeologët thonë se shpërthimi i fundit nuk ka gjasa të ketë lidhje me aktivitetin sizmik.


Video