
Aleanca e krahut të majtë të Francës, Fronti Popullor Francez (NFP) ka emëruar Lucie Castets, 37 vjeçe si kandidate për postin e kryeministres.
Kjo u bë e ditur nga partitë në një deklaratë të përbashkët për shtyp të lëshuar mbrëmjen e së martës, më 23 korrik.
Castets është një nëpunëse e lartë e bashkisë së Parisit, por një figurë e panjohur për publikun e gjerë.
Ajo është një ekonomiste e diplomuar në shkollën Ecole Nationale d’Administration për nëpunësit e lartë civilë.
Katër partitë në aleancë – LFI, e majta radikale, socialistët, të gjelbërtit dhe komunistët – kishin debatuar për emrin e një kandidati për më shumë se 2 javë.
Në deklaratën e përbashkët, ata thanë se Castets është një “udhëheqëse e betejave shoqëruese për mbrojtjen dhe promovimin e shërbimeve publike (…) me një sfond në “luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit financiar.”
Ata theksuan se ajo ishte e angazhuar në mënyrë aktive në idenë kundër vendosjes së moshës së pensionit në 64 vjeç”, duke iu referuar një çështjeje që çoi në protesta të gjera në Francë në 2023. Palët pohuan “angazhimin e tyre të plotë në anën e saj në qeverinë që ajo do të drejtojë”.
Por presidenti Emmanuel Macron tha sonte se qeveria e dorëhequr do të qëndrojë në fuqi të paktën “deri në mes të gushtit.”
“Ne duhet të përqëndrohem te Lojërat Olimpike deri në mes të gushtit. Më pas do të marrë përgjegjësinë time të emëroj një kryeministër”, tha Macron.
“Ne nuk jemi në gjendje të ndryshojmë gjërat sepse do të krijonim çrregullim”, tregoi ai gjatë një interviste televizive, duke kujtuar “armëpushimin politik” që kishte përmendur tashmë.
Presidenti i Republikës franceze u mor në pyetje për zgjedhjen e Frontit të Ri Popullor për të propozuar emrin e Lucie Castets si kryeministre të ardhshme, gjatë një paraqitjeje të tijën televizive në “prime time”.
“Nuk është kjo tema”, hodhi poshtë kreu i shtetit francez pyetjen. “Subjekti nuk është një emër i dhënë nga një parti politike,” shtoi ai, duke konsideruar se “do të ishte gabim të thuhej se Fronti i Ri Popullor ka një shumicë të çfarëdo lloji”.