VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin

17 Korrik 2026, 21:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një qytetar u ndalua nga policia pasi protestoi pranë makinës së kryeministrit Rama.

Pak para se kryeministrit Rama të dilte nga Kryeministria, një qytetar, pjesë e tubimit, ka protestuar afër makinës së kreut të qeverisë.

Siç shihet nga pamjet ai është ndaluar nga policia, ndërsa protestues të tjerë që ishin dëshmitarë deklaruan se personi në fjalë u fut dhunshëm në makinën e policisë.


Video