Nga e enjtja, Besnik Myftari nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie, por do të hetohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini me masën “detyrim paraqitjeje”.
Ndaj Myftarit u caktua masë sigurie në mungesë, ndërsa ajo u ekzekutua vetëm pak javë më parë.
Ai dyshohet se pastronte paratë e narkotrafikantëve, ndërsa arriti të hapte për llogari të tyre televizione, radio dhe portale lajmesh.
V E N D I M“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
NR. AKTI 509
NR. VENDIMI
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Besnik Myftari.
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale ndaj kërkuesit Besnik Myftari, vendosur me vendimin nr. 31, datë 10.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, konfirmuar me vendimin nr. 49, datë 19.06.2026, të të njëjtës gjykatë, me masën e sigurimit shtrënguese me karakter personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.
Urdhërohet personi nën hetim, Besnik Myftari, që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po kryejnë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal nr. 287/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme, të premten e tretë të çdo muaji, në orën 12:00.
Për ekzekutimin e këtij vendimi urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
U shpall në Tiranë, sot, më 16 korrik 2026.
Marrë nga weblajm