VIDEO/ Nga dronët te makinat inteligjente - Lamallari flet për një ndryshim epokal

11 Gusht 2026, 19:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, thotëse teknologjia mbetet aleati më i fuqishëm i Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore.

Sipas Lamallarit, autoritetet po mbështeten gjithnjë e më shumë te pajisjet e avancuara elektronike për të mbajtur nën vëzhgim të gjitha rrugët e vendit.

Radarët e gjeneratës së re, dronët vëzhgues dhe automjetet inteligjente po shërbejnë si një mekanizëm efikas për identifikimin në kohë reale të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkeljeve të tjera që cenoje sigurinë e udhëtarëve.

Gjithashtu, kreu i Ministrisë së Brendshme nëvizoi se hapi më i rëndësishëm strategjik në këtë drejtim do të jetë jetësimi i plotë i infrastrukturës teknologjike dixhitale në qytetet kryesore.

“Me zbatimin e projektit #SmartCity do të bëjmë një kapërcim epokal për sigurinë rrugore dhe atë publike në tërësi në Shqipëri,” u shpreh ministri Lamallari, duke nënvizuar se digjitalizimi do të rrisë monitorimin jo vetëm mbi rrugët, por mbi të gjithë territorin publik.


Video