Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e Vox News nga qyteza e Vorës, nga dhjetëra banorë të zonës në afërsi të Marikajt, të cilët janë bllokuar nga familja Farruku, e cila u ka zënë rrugën për në prona dhe asnjë institucion nuk ka vepruar, përfshirë edhe Policinë e Shtetit.
Situata është agravuar ditët e fundit, ku një pjesëtar i familjes, M.Farruku, "patrullon" në të gjithë zonën me armë, ndërkohë që policia lokale vetëm sa bën sehir, duke u bërë palë me zaptuesit, të cilët janë edhe me precedentë penalë. Në këtë rast, uniformat blu mbrojnë më te "fortët", duke e ccuar ngjarjen në fjalë te vetëgjyqësia, teksa nuk marrin masa as kur shohin armë.
Sipas denoncimeve në Vox News, banorët e të gjithë zonës kanë bërë me dhjetëra kallëzime në Komisariatin e Vorës, por po kaq herë kallëzimet janë hedhur në kosh, teksa ditën e sotme (11 gusht 2026), pas lajmërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, personi M.Farruku është shoqëruar.



Në redaksinë e Vox Neës kanë mbërritur disa denoncime për një konflikt ende të hapur për pronat në Vorë. "Familja Farruku zapton me dekumenta false rrugën e një lagje të tërë dhe nuk i plas për shtetin. Këta të fundit qendrojnë urtë dhe nuk ndërhyjnë për hapjen e saj. Qytetarët ankohen dhe bëjnë kallëzime në polici, te komisariati nr.7 në Vorë, por kjo e fundit nuk merr masa për parandalimin e situates" është një nga denoncimet.
Të tjerë pohojnë se personi që ka kërcënuar banorët e zonëa është M.Farruku, i armatosur që lëviz në rrugë dhe nuk lejon njerëzit të dalin sepse i kërcënon se do ti vrasë. "Pas shumë telefonatesh dhe kallëzimesh, u desh ndërhyrja e z. Hita që të merret seriozisht kjo punë" pohojnë banorët.




Vox News ka mësuar se konflikti bëhet për një rrugë egzistuese në afërsi të aksit kryesor Marikaj - Vorë, ku banorët kanë prona dhe tashmë nuk shkojnë dot. Redaksia jonë ka siguruar disa foto të vjetra, më saktësisht harta të të gjithë zonës, para se kjo familje të vendoste ccibanët dhe t'a mbyllte.




Në këto harta duket qartësisht se bëhet fjalë për një rrugë shteti, para se kjo familje të vendosej dhe të ndertonte kapanone e godina. "Këta merren me punime hekurash dhe hoteleri e bujtinë. Zona ndodhet në rrugën dytësore Vorë - Marikaj. Janë mbi 20 familjar dhe pronar tokash aty. Ata kanë bërë ampt false dhe certifikatë pronësie. E ka bërë një A.C, ish drejtor Hipoteke në Kamëz e Vorë" pohojnë banorët.
Ndërkohë, rruga egzistuese tashmë është mbjellë me ullinj, ndërsa në hyrje të saj shkruhet "pronë private, mos kalo".
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016