VIDEO/ Goditi agresorin që qëlloi Sali Berishën, policia ndalon truprojën e Berishës

7 Dhjetor 2022, 09:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Truproja i kreut të Opozitës Sali berisha është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariat. Mësohet se disa efektivë kanë shkuar në banesën e truprojës së Berishës, për ta arrestuar në lidhje me neutralizimin e agresorit që qëlloi kreun e PD-së në fytyrë më grusht. 


Ndërkohë që gazetari Eni Ferhati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se truproja i Berishës është shoqëruar për në komisariatin numër 4.

'Janë ndalur dy truproja të Berishës. Njëri është shoqëruar në komisariatin 4, i dyti është paraqitur vullnetarisht. Do të merren në pyetje në lidhje me goditjen e agresorit,' tha gazetari.

Kujtojmë se Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Video