VIDEO: Momenti kur Gert Shehu del nga xhamia dhe ecën i qetë drejt protestuesve

7 December 2022, 07:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: Momenti kur Gert Shehu del nga xhamia dhe ecën i qetë drejt

Gert Shehu, 31 vjeç është shfaqur i qetë para se të qëllonte me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Në pamjet e siguruara disa orë para ngjarjes duket që del nga Xhamia Tabakëve.

Nga këto pamje duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë me të derisa hyn në radhët e protestuesve shfaqet para Sali Berishës, dhe e godet me grusht duke e rrëzuar në tokë.

Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë Shehun duke e gjakosur. Pas incidentit, 31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës ndërsa ishte i vetëdijshëm për gjithçka kishte ndodhur.


Video