Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë.
Siç shihet dhe në videon e publikuar nga JOQ, një qytetar shfaqet duke vrapruar tërësisht i zhveshur. Dalja e tij komplet lakuriq duke vrapuar në Rrugën e Dibrës ka bërë kurioz kalimtarët e tjerë të cilët kanë filmuar.
Nga pamjet, duket se është mesnatë, për shkak të qytetarëve të paktë në rrugë, por edhe dyqaneve të mbyllura.
Nuk dihet nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, apo është kapur në flagrancë në marrëdhënie intime në çështje tradhtie dhe është larguar me shpejtësi ashtu nga frika.