FOTO/ Koka "xhunga xhunga", momenti kur Gert Shehu mbërriti në spitalin e Traumës

6 December 2022, 19:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Koka "xhunga xhunga", momenti kur Gert Shehu mbërriti
Gert Shehu

Personi që shihni në fotot e mësipërme është 31-vjeçari Gert Shehu, në momentin kur mbërrin në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ai goditi me grusht para protestës së sotme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe më pas u dhunua nga truprojat e këtij të fundit.

Fillimisht, Gert Shehu pasi u rrah, u shoqërua nga truprojat e Berishën në selinë e PD-së dhe me mbërritjen e Policisë dhe ambulancës u transportua në spitalin e Traumës për shkak të dëmtive të shumta që i ishin shkaktuar.

Mjekët kanë konfirmuar që dëmtimet më të shumta 31-vjeçari i ka në fytyrë dhe kokë. Atij i është bërë edhe një skaner rezultati i të cili pritet të tregojë gjendjen e tij.

Familjarët, por edhe mjeku i tij, Sadik Lala, kanë konfirmuar se Gert Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor që prej vitit 2018.

FOTO/ Koka "xhunga xhunga", momenti kur Gert Shehu mbërriti


Video